Vendosni fjalën kyçe....

“Giro d’Italia” mbërrin në Tiranë, policia: Në orën 13:00, fillon bllokimi i akseve rrugore


Gara ndërkombëtare e çiklizmit “Giro d’Italia” ka mbërritur në Tiranë, ku për dy ditë me radhë kryeqyteti do të presë një nga aktivitetet më të rëndësishme sportive në Europë, duke vendosur Shqipërinë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare.

Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës ka marrë masa të posaçme për garantimin e mbarëvajtjes së garës dhe sigurinë publike. Shërbimet e Policisë Rrugore dhe komisariateve të kryeqytetit janë angazhuar për monitorimin e itinerarit të garës dhe asistencën ndaj qytetarëve.

Mëngjesin e sotëm, punonjësit e Policisë kanë marrë instruksione të qarta për përmbushjen e detyrave funksionale, për mbajtjen e rendit dhe orientimin e trafikut.

Njoftimi i policisë:

Punonjësit e Policisë, instruktazh të veçantë, për përmbushjen e detyrave funksionale, të caktuara për mbarëvajtjen e garës “Giro d’Italia”.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës dhe shërbimet e komisariateve në varësi të DVP Tiranë kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e mbarëvajtjes së aktivitetit ndërkombëtar “Giro d’Italia”, si dhe për garantimin e sigurisë publike gjatë 2 ditëve gjatë të cilave ky aktivitet do të zhvillohet në Tiranë.

Mengjesin e sotëm është zhvilluar instruktazhi i punonjësve të Policisë, gjatë të cilit janë dhënë porosi të qarta për respektimin rigoroz të detyrave funksionale, për garantimin e sigurisë përgjatë itinerarit të garës, për ofrimin e asistencës, si dhe për orientimin e qytetarëve.

‼KUJTESË: Ditën e sotme, në orën 13:00, fillon bllokimi i akseve rrugore:

Rruga “SH3” (fshati Gracen deri në rrethrrotullimin i TEG-ut);

Rrethrrotullimi i TEG-ut deri te rrethrrotullimi i Sanatoriumit;

Rruga e Elbasanit,

Bulevardi “Bajram Curri”;

Rruga “Ali Shefqeti”;

Rruga “Alajdin Frashëri”;

Rruga e Rexhekrit;

Rruga “Muhamet Deliu”, deri tek rrethrrotullimi i Freskut;

Rruga “Sotir Çaci”;

Rruga “Xhanfize Keko”;

Rruga “Arkitekt Kasemi”;

Bulevardi “Zhan D’Ark”;

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”;

Në brendësi të ish-Gardës së Republikës;

Rruga pas Pallatit të Kulturës;

Rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë iu bën thirrje qytetarëve/drejtuesve të mjeteve, të tregojnë mirëkuptim dhe bashkëpunim, për zbatimin e këtyre kufizimeve që do të mundësojnë zhvillimin e garës në kushte optimale sigurie.

Mbarëvajtja e garës ndikon pozitivisht dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë në imazhin e vendit.