Vendosni fjalën kyçe....

Sulmi kibernetik ndaj SPAK, Apeli i GJKKO lë në qeli dy të arrestuarit


Apeli i Posaçëm la në fuqi vendimin e GJKKO, duke mbajtur në burg Zambak Gjonin dhe Arnold Rrokajn, të arrestuar për sulmin kibernetik ndaj emaileve të tre prokurorëve të SPAK më 12 mars.

Sipas SPAK, sistemi i brendshëm IT nuk është cënuar, por janë marrë të dhëna nga adresat personale të emailit, përfshirë një tentativë të pasuksesshme ndaj emailit të kryeprokurorit Altin Dumani.

Të arrestuarit u kapën brenda 24 orësh dhe u sekuestruan pajisjet e përdorura. Dokumentet e marrë janë shpërndarë te persona të tjerë, mes tyre dy gazetarë, ish-kreu i burgjeve Agim Ismaili dhe Dritan Palnikaj nga Ministria e Bujqësisë.