Vendosni fjalën kyçe....

Pjesë e grupit të Laert Haxhisë, ekstradohet nga Holanda 30-vjeçari


Është ekstraduar nga Holanda 30-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Kristi Bixheku, i akuzuar për një sërë veprash penale.

Siç njofton policia, Kristi Bixheku, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë, “Arrest me burg”, për veprat penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Sigurimi i kushteve material për të kryer vrasje”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe”Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Bixheku, në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka siguruar lëndën shpërthyese që është vendosur në shtëpinë e Bujar Turkut më datë 31.12.2022, në qytetin e Lushnjës.

“Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë me partnerët për lokalizmin, kapjen dhe ekstradimin shtetasve të shpallur në kërkim, nga Interpol Tirana  u krye ekstradimi nga Holanda, i shtetasit Kristi Bixheku, 30 vjeç, lindur  në Lushnjë.

Shtetasi Kristi Bixheku, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë, “Arrest me burg”, për veprat penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Sigurimi i kushteve material për të kryer vrasje”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe”Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Përmbledhja e fakteve:

Shtetasi Kristi Bixheku, në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka siguruar lëndën shpërthyese që është vendosur në shtëpinë e shtetasit B. T., më datë 31.12.2022, në qytetin e Lushnjës.

Si rezultat i bashkëpunimit midis  Interpol Tiranës dhe Interpol Haga/Holandë u bë e mundur arrestimi dhe ekstradimi i 30 vjeçarit  në Shqipëri”, njofton policia.