
Është publikuar sot lista e koalicionit të PD për Tiranën.
Lista kryesohet nga Sali Berisha, i ndjekur nga Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi.
Ndër emrat që pasojnë janë Flamur Noka, Jozefina Topalli, Besart Xhaferri dhe aleati Fatmir Mediu.
Lista vazhdon me Erisa Xhixhon nga Partia e Lirisë, Klevis Balliun, Mesila Dodën e PDIU-së dhe Tedi Blushin e PL-së.
Ndërkohë, Jorida Tabaku dhe Dhurata Çupi, ndonëse fituese në primaret e mbajtura në selinë blu, nuk janë përfshirë në listën e sigurt.
Për këto dy figura të PD-së është propozuar që të jenë pjesë e listës së hapur të partisë.
Emrat e propozuar në Tiranë:
- Sali Berisha
- Edi Paloka
- Albana Vokshi
- Belind Këlliçi
- Flamur Noka
- Jozefina Topalli
- Besart Xhaferri
- Fatmir Mediu
- Erisa Xhixho
- Klevis Balliu
- Mesila Doda
- Tedi Blushi