
Anëtarja e kryesisë së PD-Demokratët Euroatlantikë, Taulanda Jupi ka denoncuar marrëveshjen PS-PD për kodin Zgjedhor dhe u shpreh se do i bashkojnë votat edhe për të shkrirë SPAK-un
Ajo theksoi se ata janë të gatshëm të bashkohen për konçesione dhe interesa të pushtetit, por nuk veprojnë për përmirësimin e jetës së shqiptarëve, si rritjen e pensioneve dhe pagave.
Jupi bëri thirrje për zgjedhje të reja më 11 maj, duke kërkuar politikanë të rinj që mbështesin SPAK-un dhe interesat e qytetarëve.
Postimi:
Ortakët anti-SPAK bashkojnë votat përsëri!
Siç i bashkuan votat mbrëmë për të numëruar votën e Diasporës me komisionerë partiakë, ashtu do t’i bashkojnë votat me njëri-tjetrin për të shkrirë SPAK-un.
A e keni vënë re se sa shpejt bien në ujdi me sho-shoqin për hallet dhe interesat e tyre:
Ndryshimi i Kushtetutës brenda natës në vitin 2008
Mbyllja e listave
Amnistia penale për të dënuarit për korrupsion
Komisionet partiake për votën e Diasporës
Konçesionet për oligarkin
Deklaratat për të shkrirë SPAK
Po pse nuk bashkohen asnjëherë për të mirën e shqiptarëve?
Pse nuk votojnë për të rritur pensionet?
Pse nuk miratojnë rritjen e pagave?
Pse nuk kthejnë pronat tek i zoti?
Pse nuk mbrojnë konkurrencën e ndershme dhe sipërmarrjen?
Sa herë i shihni të zihen si rrugeçër, mos u gënjeni! Është thjesht teatër për të mashtruar shqiptarët.
Në prapaskenë, janë miq dhe ortakë, duke ndarë tortën e pushtetit, konçesionet, PPP-të dhe bandat!
Më 11 maj, shqiptarët kanë vetëm dy zgjedhje:
Ose t’u japin Ramës dhe Berishës shumicën kushtetuese për të shkrirë SPAK-un
Ose të çojnë në Parlament politikanë të rinj, pa halle me drejtësinë, që mbështesin SPAK-un dhe mirëqenien e shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë.