Vendosni fjalën kyçe....

Ahmetaj: 50 milionë euro u grabitën me një dorë te Tuneli i Llogarasë


Ish-zv.kryeministri Ahmetaj debate mbrëmjen e djeshme me gazetarin Baton Haxhiu, me këtë të fundit që e quajti Ahmetajn “maskara”.

Ish.zv.kryeministri u fut në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Çim Peka Live” due i thënë gazetari se çështja e denoncuar prej tij nuk ka të bëjë me tradhëti bashkëshortore po me abuzimet shumta të qeverisë Rama, ku dikur bënte pjesë.

Ahmetaj lëshoi akuza edhe ndaj SPAK-ut për të cilin tha se komandohet nga kryeministri.

“Nuk po flas për çështje morali. Nuk jemi duke folur kush tradhtoi gruan. Po flas për afera korruptive. 50 milionë euro tuneli një dorë, 10 mijë detoksi, 1.3 miliardë Thumanë-Kashar, 28 mijë dorallë bileta. E ke parë se çfarë më ka bërë mua TopChannel. E ke marrë dosjen? Turp. Unë kam shumë komente në raport me ato që tha Batoni por do t’i lë në pjesën e dytë. Batoni tha që unë do të deshifroja 50 milionshin. Unë e deshifrova 50 milionshin te pjesa e dytë me bilanc financiar të kompanive turke ku tregonte se nuk kishin sjellë asnjë makineri, kishin harxhuar qindarka për menaxhimin e projektit dhe analiza financiare tregonte në raport me atë që ka harxhuar dhe që është faturuar nga Gjoka Sh.A. diferenca 50 milionë dollarë. Çfarë është kjo, nuk është deshifrim? Unë jam maskara? Se kam marrë çantën dhe fëmijën në kurriz dhe bredh rrugëve të botës se drejtësia e komanduar nxjerr urdhër arresti për 2 muaj?“ – tha Ahmetaj.