Vizita e Rexhep Tajip Erdogan në SHBA dhe takimi i mëpasshëm me Joe Biden sic duket është shtyrë
Sipas informacioneve, gjatë negociatave mes Ankarasë dhe Uashingtonit, duket se nuk u gjet asnjë bazë e përbashkët për parakushtet e takimit dhe deklaratat e përbashkëta, si për shembull mbështetja për Hamasin.
Në këtë kuadër, amerikanët duket se nuk i kanë dhënë dritën jeshile takimit.
Vihet re se prej ditësh ka pasur presion të brendshëm në prapaskenë ndaj qeverisë amerikane për mundësinë e një takimi me Erdoganin për shkak të mbështetjes ndaj Hamasit, aq më tepër që Biden është në periudhën parazgjedhore.