Një 22-vjeçar grek humbi jetën të hënën në mbrëmje në një përleshje të dhunshme ku u përfshinë huliganë futbolli përpara ndeshjes së së martës midis skuadrës së AEK të Athinës dhe Dinamo Zagrebit nga Kroacia.
I riu vdiq nga plagët e shumta me thikë të shkaktuara gjatë një përleshjeje mes dhjetëra tifozëve të dy palëve, e cila u zhvillua një ditë para ndeshjes së raundit të tretë kualifikues të UEFA Champions League në stadiumin e AEK-ut në periferi të Athinës, ‘Nea Filadelfia’.
I riu kroat u arrestua në pikën kufitare të Kakavijës teksa përpiqej të largohej nga vendi. Sipas raporteve, një grup i madh prej rreth 150-200 mbështetësish të Dinamos zbritën në Athinë të hënën mbrëma, duke shkelur një ndalim të vendosur për vizitorët nga Kroacia për shkak të frikës së përleshjeve që ndodhën.
Policia e vuri autokolonën nën vëzhgim të matur, por humbi gjurmët e tifozëve kroatë kur ata lanë autobusët turistikë me të cilët mbërritën dhe u nisën për në OPAP Arena të AEK-ut me makinë dhe tren.
Aty mësohet se janë përplasur me mbështetësit e vendasve, të cilët kanë qenë në kafenetë dhe lokalet përreth stadiumit, ku AEK-u dhe Dinamo kishin zhvilluar një stërvitje më herët.
Sipas raportimeve, tifozëve të Dinamos iu bashkuan edhe disa mbështetës të klubit Panathinaikos të Athinës.
Pamjet video të përleshjes u postuan në Twitter nga Hooligans.cz.