Vendosni fjalën kyçe....

Bejko: Sali Berisha synon eliminimin e PD-së, fantazmë e së shkuarës. Pushtetin s’e merr dot kurrë


Kandidati i PD-së për Tiranën Roland Bejko deklaroi mbrëmje e djeshme se synimi i Sali Berishës nuk është fitorja në zgjedhjet e 14 majit por eliminimi i PD-së.

I ftuar në emisionin Real Story në Report Tv Bejko theksoi se Berisha po kërkon një identitet të ri politik ndërsa shtoi se ai nuk mundet më ta kapë më pushtetin në kushtet ku ndodhet.

“S’e kemi brenda vetes garës, se tashmë PD është e ndarë, Berisha po kërkon një identitet të ri politik, në emër, por edhe filozofi. As vulën, as partinë dhe as grupin e PD, nuk e merr dot sepse është i ndaluar, është i refuzuar, duket si një fantazmë që vjen nga e shkuara në një gjeneratë tjetër, përveç dëmit që i bëri PD-së, Berisha nuk mundet ta rifitojë kohën që të fitojë marrjen e PD-së dhe të marrë pushtetin pastaj. Berisha e di mirë që nuk e merr kurrë pushtetin në kushtet ku ndodhet dhe e dinë që nuk bëhet më alternativ qeverisëse, Berisha luan për të qenë i dyti dhe kërkon të na eleminojë ne.” – tha Bejko.