Vendosni fjalën kyçe....

Udhëheqësi suprem i Iranit fal ‘dhjetëra mijëra’ të burgosur


Me rastin e përkujtimit të revolucionit anti-monarkik të vitit 1979, udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka falur “dhjetëra mijëra” të burgosur, duke përfshirë shumë të arrestuar në protestat e fundit mbi akuza të lidhura me sigurinë, sipas Reuters.

 “Të burgosurit që nuk akuzohen për spiunazh për agjencitë e huaja, kontakt të drejtpërdrejtë me agjentë të huaj, vrasje, shkatërrim dhe zjarrvënie të pronës shtetërore do të falen”.

Vendimi u shpall për të festuar përvjetorin e revolucionit të 1979.

Ky përkujtim vjen mes protestave gjakatare civile që i kanë pushtuar Iranin së fundmi ku mes të rinjve protestues, ka pasur edhe viktima.

Revolucioni i vitit 1979 njihet për heqjen nga pushteti të monarkisë së mbështetur nga Perëndimi dhe kthimin e islamistëve në krye të shtetit.