Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Një rrugë e re në Shqipëri kushton 6 herë më shtrenjtë se në Serbi


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka kritikuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama gjatë fjalës së tij në protestën e sotme të opozitës.

Meta kujtoi disa nga premtimet e qeverisë, dhe tha se Rama bëri të kundërtën e asaj që premtoi. Ai po ashtu u shpreh se një rrugë e re në Shqipëri kushton 6 herë sa në Serbi.

“Rilindja premtoi të pastronte qytetet por u zhyt në aferën e inceneratorëve. Premtoi të rilindte trashëgiminë kulturore, por shembi në mes të natës dhe pabesisht teatrin. Arsimi është pasqyra më e vërtetë për të parë se sa shumë e urren rilindja dijen. Vetëm një shpirtzi si ai nuk ka dhembshuri kur sheh fëmijët me lot në sy që protestojnë për hapjen e kopshtit apo shkollës të mbyllur padrejtësisht nga qeveria.

Jemi këtu për të kërkuar llogari deri në fund dhe ai do të japë llogari deri më një. Edi Ramës vetëm udhëtimet me Chartera i vlejnë dhjetëra miliona euro. Përse pedagogët në Kosovë paguhen dyfish më shumë se në Shqipëri.

Përse Kosova jep 100 euro për ç’do student, ndërsa në Shqipëri asgjë. Sepse në Kosovë bëhen hapa përpara, ndërsa Shqipëra është ndër vendet e fundit në botë për zbatimin e ligjit. Përse ikën një qytetarë nga Serbia për 1000 banorë ndërsa në Shqipëri 12 banorë.

Sepse në Shqipëri një kilometër rrugë e re kushton 6 herë më shtrenjtë se në Serbi dhe 8-10 herë më shtrenjtë sesa në vendet e tjera europiane.”– u shpreh Meta.