Vendosni fjalën kyçe....

Detaje nga pengmarrja në Britani e 30-vjeçarit shqiptar, familjarët denoncuan nga Shqipëria


Detaje të reja janë zbuluar për rastin e pengamrrjes në Britani të një 30-vjeçari shqiptar nga disa bashkëkombas të tjerë.

Gazetarja Klodiana Lala ka raportuar për News 24 se ka qenë vëllai i tij qytetar nga Fieri që ka denoncuar në polici pengmarrjen e 30-vjeçarit Nertil Buzi.

Ai pretendonte se pengmarrësit e kishin kërcënuar se nëse nuk paguante shumën prej 400 mijë paund, atëherë vëllai do të vritej.

Në fshehtësi të plotë autoritetet shqiptare komunikuan me policinë Britanike dhe kërkuan ndihmë për rastin.

Një skuadër prej 8 hetuesish Britanikë zbuluan se pengu mbahej në një ambientet në Londrën Lindore.

Operacioni për lirimin e tij u kodua Pengu dhe u zhvillua nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Metropolitan Police dhe asistencën e NCA-së Britanike, Agjencia kombëtare kundër krimit të organizuar.

Në pranga për marrjen peng të tij përfunduan 7 shtetas shqiptarë të gjithë të evidentuar si persona me rekorde kriminale ne Angli.

Policia bëri me dije se Operacioni është në vijim dhe ka gjasë që numri i të arrestuarve të rritet.