Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: 90% e shkollave janë pa ngrohje, po mbylljen njëra pas tjetrës


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një takim me mësues dhe ekspertë të arsimit foli për kushtet në shkollat shqiptare.

Sipas Berishës 90% e shkollave janë pa ngrohje. Ai shtoi se në shkolla mungon edhe uji i rrjedhshëm.

Berisha evidentoi një problematikë tjetër si mbyllja e shkollave të cilat po mbyllen njëra pas tjetrës.

“Sot 90% e shkollave nuk kanë ngrohje. Nuk kanë ngrohje as shkollat në Tiranë. 70% e shkollave nuk kanë më ujë të rrjedhshëm. Dhe kushtet në këto shkolla janë. Shkollat pa ujë të rrjedhshëm kanë qenë shekuj përpara. Dhe kjo po ndodh.

Shkollat në Shqipëri mbyllen njëra pas tjetrës. Është 2-fishuar numri i policëve. Është 2-fishuar kriminaliteti dhe burgjet. Hap një shkollë të mbyllësh një burg, këtu kjo është shndërruar mbyll një shkollë të hapësh një burg. Ne e kemi dhe do ta kemi këtë proces, më seriozin e veprimtarisë së PD nesër në pushtet”, u shpreh Berisha.