Vendosni fjalën kyçe....

Zhdukja e Ervis Martinajt, Balla: Policia ka një pistë të besueshme që synon zbardhjen e ngjarjes


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla doli në emisionin “Opinion” lidhur me zhdukjen e shumë të kërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinajt.

Balla thotë se ka shumë informacione të reja lidhur me këtë çështje teksa ka kërkuar mirëkuptimin e të gjithëve deri në daljen e përfundimeve nga ana e policisë për autorët, vendin apo dyshimet “ku është kryer, nëse është kryer, kjo vepër penale”.

Pjesë nga diskutimi:

Blendi Fevziu: A ka informacion Policia e Shtetit, Ministria e Brendshme dhe sipas një porosie të kryeministrit për të zbardhur enigmën e zhdukjes së Ervin Martinajt?

Taulant Balla: Policia e Shtetit e ka një detyrë prioritare dhe nga ana ime në cilësinë e ministrit të Brendshëm.

Blendi Fevziu: A ka ndonjë informacion shtesë?

Taulant Balla: Ka shumë informacion të ri, por do të kërkoja mirëkuptimin tuaj që deri në momentin e konkludimeve nga ana e Policisë së Shtetit, qoftë për autorët, qoftë për vendin ose për dyshimet ku është kryer, nëse është kryer kjo vepër penale, do të hesht.

Blendi Fevziu: A ka mundësi të kemi një informacion më të saktë?

Taulant Balla: Policia e Shtetit ka një pistë të rëndësishme dhe të besueshme, përmes së cilës synon të zbardhë gjithë këtë ngjarje, por unë e kam të pamundur… Informacioni është sekret dhe është pjesë e hetimit. Mendoj që Policia është në drejtimin e duhur për ta zbardhur këtë ngjarje.