Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni i Rithemelimit në PD zgjedh drejtuesit e rinj në Peqin e Mirditë dhe Devoll


DeKomisioni i Rithemelimit në Partinë Demokratike ka njoftuar rezultatet për zgjedhjen e drejtuesëve të degëve ku u zhvilluan votime sot.

Rezultatet janë shpallur për Degën Mirditë e Peqin.

Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Mirditë shpallet z. Albert Mëlyshi me 56 % të votave

Procesi zgjedhur është mbyllur gjithashtu dhe në degën e Peqinit, ku fitues është Mustafa Pashja me 50.6% të votave.

Procesi zgjedhor është mbyllur edhe për zgjedhjen e kryetarit në PD Dega Devoll.

Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Devoll shpallet z. Elvis Hajdërlli me 60.7 % të votave.