Vendosni fjalën kyçe....

Autoambulanca në Shkodër përplas dy makina, shoferi ishte i dehur


Një autoambulancë është përfshirë sot në një aksident, në lagjen ‘Vasil Shanto’ të Shkodrës.

Policia thotë se shoferi i autoambulancës ka humbur kontrollin mbi mjetin pasi ka qenë në gjendje të dehur dhe dhe ka përplasur dy makina të tjera.

Për fat të mirë në autoambulancë nuk ka pasur pacientë në momentin që ka ndodhur aksidenti. Shoferi 45-vjeçar me inicialet P.M është vënë në pranga nga policia pas ngjarjes, nën akuzën për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur.

“Drejtonte autoambulancën në gjendje të dehur, vihet në pranga 45-vjeçari.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Shkodër bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. M., 45 vjeç, banues në lagjen ‘Vasil Shanto’, Shkodër, pasi në vendin e quajtur ‘Sheshi Rusit’’, në lagjen Partizani, Shkodër, duke drejtuar një mjet autoambulancë ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përplasur me dy mjete të tjera, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Gjatë kryerjes së alkooltestit, drejtuesi i autoambulancës, shtetasi P. M., rezultoi në gjendje të dehur, në masën 0.95 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale ‘Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt’.”- thuhet në njoftimin e Policisë.