Alsat raporton se opozita shqiptare dhe ajo maqedonase është larguar nga Kuvendi duke mos pritur orën 24:00, kur edhe skadon afati për rrëzimin e qeverisë.
Ata kanë deklaruar se le të vendose pushteti se çfarë do të bëjë tani me nismën që është ndërmarrë.
Opozita maqedonase ka kërkuar zgjedhje të shpejta parlamentare, si rrugë e vetme për të dalë nga kriza politike që ka përfshirë vendin.
Në fund kanë deklaruar se në ditët e ardhshme do të definojnë hapat e ardhshëm që ata do të ndërmarrin.