Vendosni fjalën kyçe....

Ed Sheeran konfirmohet me Covid-19: Do mundohem t’i jap shfaqjet nga shtëpia


Ed Sheeran thotë se po vetëizolohet pasi është konfirmuar pozitiv me Covid-19.

Këngëtari ka publikuar një shkrim në faqen e tij në Instagram ku shprehet se do të vazhdojë të japë intervista dhe performancat e planifikuara nga shtëpia, por nuk do të ketë mundësi të bëjë takime apo shfaqje të tjera që kërkojnë që ai të lërë shtëpinë.

“I kërkoj falje kujtdo që kam zhgënjyer, të gjithë të sigurt.”- shkruan ai, citon BBC.

Javën e kaluar ai performoi në Londër si pjesë e çmimeve inauguruese “Earthshot Prize”, të organizuar nga Duka dhe Dukesha e Kembrixhit.

Në postimin e tij, Sheeran tha: “Hej djema, shënim i shpejtë për t’ju thënë se fatkeqësisht kam rezultuar pozitiv me Covid, kështu që tani jam duke u izoluar dhe duke ndjekur udhëzimet e qeverisë.

Kjo do të thotë që tani nuk jam në gjendje të bëj përpara me ndonjë angazhim personal, kështu që do të bëj sa më shumë nga intervistat/performanca të planifikuara nga shtëpia ime.”

Kujtojmë se albumi i tij i ri, pritet të dalë të Premten.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ed Sheeran (@teddysphotos)