Vendosni fjalën kyçe....

Përfundon numërimi i votave të diasporës për Prizrenin, ky është rezultati


Ka përfunduar numërimi i votave nga diaspora e Kosovës, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, të cilat janë dërguar përmes postës në adresë të KQZ-së gjatë periudhës 15 shtator – 15 tetor, për Zgjedhjet Lokale 2021.

Sikurse raportojnë mediet në Kosovë, në komunën e Prizrenit, mërgimtarët kanë votuar më shumë kandidatin e VV-së, Mytaher Haskuka, i ndjekur ngushtë nga kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj.

Haskuka i cili është kryetari aktual nuk ka arritur të bindë mjaftueshëm me punën e tij që të fitojë edhe mandatin e dytë pa balotazh. Ai ka marrë 202 vota, ndërsa Totaj ka marrë 171 vota.

Garë e madhe pritet në këtë qytet në raundin e dytë mes këtyre dy kandidatëve, që do të mbahet më 15 nëntor. 

Në anën tjetër, i treti më i votuari nga diaspora është kandidati i LDK-së, Anton Quni, i cili ka marrë 106 vota.

Prizreni është një ndër qendrat më të mëdha në Kosovë dhe ka rëndësi të madhe elektorale.