Vendosni fjalën kyçe....

Gjuzi debaton me Ruçin për Alimadhin: Kërkoji falje


Në seancën e sotme plenare, deputetët i janë rikthyer debateve të javës së shkuar, ku Ardiatik Alimadhi u përjashtua me 10 ditë.

Deputeti Kujtim Gjuzi i kërkoi kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi t’I heqë dënimin Alimadhit dhe t’i kërkojë falje.

“ Në seancën e kaluar patëm një debat dhe Alimadhi është perjashtauar për herë të dytë. Ne do ta ruajmë dhe kujdesemi për vendin tonë, dhe veçanërisht për parlamentin që është i vetmi institucion legjitim në Shqipëri.

Ju i thatë se kryeministri nuk i kishte përmendur emrin Alimadhit, por i ka përmendur 4 herë mbiemrin. E keni dhe këtu në procesverbal.

Dënimi të barazohet me 0, t’i kërkohet ndjesë Alimadhit dhe të kthehet në sallë.”– thotë Gjuzi.

Por kryeparlamentari nuk ka ndërmend të kërkojë falje. Megjithatë thotë se e ka ulur dënimin për Alimadhin nga 10 ditë në 5.

Ai u thotë deputetëve të opozitës se nuk janë më ‘’të rinj’’ në Kuvend dhe duhet ta dinë se kur merret fjala për replikë dhe kur jo.

“Edhe njëherë koleg deputet, s’jeni më deputet të rinj, nuk merret fjala për replikë sa herë të përmendet emri, s’është shkak, lexoje, që po t’u përmend emri ke të drejtë për replikë.

E para merret kur fyhet deputeti ose kur shtrembërohet esenca e debatittë fjalës. Deptuet Alimadhi s’ka folur fare në atë seancë dhe nuk është fyer, dhe s’ka të drejtë fjale për replikë.

Pavarësisht se çfarë thotë drejtuesi i seancës, nuk përbën arsye që mos respektosh rregulloren apo të pengosh kolegun për diskutim.

Pavarësisht nga masa nuk përbën arsye që t’i mos zbatosh masën. Prandaj s’ka vend për të kërkuar dhe propozimi yt është shqyrtyar se në Byronë e Kuvendit ka shkuar ankesa e Alimadhit, dhe është vlerësuar si e drejtë. E ka ulur masën nga 10 ditë në 5 ditë.”- deklaroi Ruçi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *