Italianët kanë votuar në një referendum për të reduktuar vendet në Parlament me më shumë se një të tretën.
Corriere.it shkruan se pothuajse 70% e njerëzve votuan në favor të ndryshimit (69% për të qenë të saktë), me pothuajse të gjitha votat e numëruara.
Fitorja e “Po”-së në referendumin e mbajtur me 20 dhe 21 shtator, nënkupton modifikimin e neneve 56 dhe 57 të Kushtetutës.
Numri i deputetëve në dhomën e ulët do të ulet nga 634 në 400. Senati gjithashtu do të zvogëlohet në 200 senatorië (nga 315 aktualisht), përfshirë parlamentarët e zgjedhur jashtë vendit (8 deputetë kundër 12 aktualëve dhe 4 senatorë.
Referendumi u kërkua nga Lëvizja Pesë Yje, pjesë e koalicionit qeverisës, i cili argumentoi se lëvizja do të ulte kostot.
Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio, një figurë e vjetër e Lëvizjes Pesë Yjet, e përshkroi rezultatin si “historik”.
“Ne mund të kthehemi të kemi një parlament normal, me më pak privilegje dhe 345 më pak vende”- tha ai.
Pesë Yjet pretendon që riorganizimi i parlamentit do t’i kursente vendit 1 miliard euro për 10 vjet.