Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 27 numri i të arrestuarve për dëmtimet e shkaktuara nga tërmeti


Shkon në 27 persona numri i personave të arrestuar lidhur me dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, ku mjaft ndërtesa u rrëzuan duke zënë njerëzit poshtë dhe duke marrë jetët e 51 prej tyre.

Sipas gazetës Shqiptarja.com, i arrestuari i fundit është ndërtuesi Fejzo Dyrmishi. Sakaq mbeten në kërkim edhe 11 persona të tjerë ndërsa 2 janë nën hetim.  

Sipas të dhënave të sistemit TIMS, 6 nga këta persona që janë shpallur në kërkim ndodhen jashtë Shqipërisë.

Ditën e martë, Prokuroria e Tiranës lëshoi 38 urdhër arreste për zyrtarë dhe ndërtues të pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Deri më tani nga autoritet janë ndaluar vetëm zyrtarë apo ish-zyrtarë të niveleve të ulëta, si përshembull ish-kryetarë të komunave të Farkës apo Kasharit, ndërkohë për drejtuesit e niveleve të larta që kanë dhënë leje pa kriter për ndërtimet në Durrës e në Krujë (Thumanë), ku ka qenë edhe numri më i lartë i viktimave, nuk ka patur asnjë arrestim.

Të arrestuarit:

Fatbardh Plaku, ish-kreu i Komunës Farkë

Besnik Fuçia, ish-kreu i Komunës Kashar
Luan Beta, ish-kreu i Urbanistikës, Vorë
Stela Maze, arkitekte
Anila Harxhi, arkitekte
Merita Kushi
Bukurije Halili
Ali Dyrmishi
Vjollca Hoxholli
Gerti Çalliku
Jani Ikonomi
Qirjako Gjergo
Naim Shehi
Ermir Çina
Adhurim Qehajaj-ish shefi i urbanistikës në bashkinë e Durrësit deri në muajin shtator 2019
Gëzim Shkalla
Pëllumb Fortuzi
Xhevahir Doda
Reis Muça
Hekri Disha
Agim Eski
Faik Fejzo


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *