Vendosni fjalën kyçe....

E maskonin drogën me çokollatat, arrestohen babë e bir në Patos


Babë e bir janë arrestuar nga policia në Patos, pasi dyshohet se trafikonin lëndë narkotike. Pas operacionit të quajtur “Befasia’, A.L, 55 vjeç dhe A.L, 26 vjeç, janë zbuluar dhe u është sekuestruar një sasi kokaine, kanabisi dhe lëndë narkotike në formën e çokollatës.

Gjatë operacionit  policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë 900 gram lëndë narkotike në formë çokollate, 9 doza me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, 6 doza me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 1 peshore elektronike e cila shërbente për ndarjen e drogës në doza të vogla, 1 Pistoletë tip Bereta me 1 krehër dhe 3 fishekë, 4 pasaporta me identitete të ndryshme, 5 aparate celularë.

 “Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas një pune hetimore të mirë organizuar të ndjekur me metoda speciale të hetimit, finalizuan me sukses operacionin antidrogë të koduar “Befasia”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: A.L, 55 vjeç, banues në Patos dhe A.L, 26 vjeç, banues në Patos (Babë e bir).

Gjatë operacionit  policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale : 900 gram lëndë narkotike në formë Çokollate, 9 doza me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, 6 doza me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 1 peshore elektronike e cila shërbente për ndarjen e drogës në doza të vogla, 1 Pistoletë tip Bereta me 1 krehër dhe 3 fishekë, 4 pasaporta me identitete të ndryshme, 5 aparate celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftar”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *