Facebook po iu vihet kundër kompanive, të cilat shesin llogari dhe pëlqime të rreme. Rrjeti social dërgoi një padi në një gjykatë federale në SHBA, duke akuzuar katër kompani dhe tre individë nga Kina, të cilët jo vetëm promovojnë shitjen e llogarive false, por gjithashtu ofrojnë pëlqime dhe ndjekës të…
Protestuesit me “jelekë të verdhë” u mblodhën në shëtitoren Champs Elysees në Paris të shtunën, për fundjavën e 16-të të demonstratave që kur lëvizje kundër pabarazisë fiskale dhe klasës politike, shpërtheu në fund të vitit të kaluar. Presidenti francez, Emmanuel Macron është përballur me sfidën më madhore ndaj autoritetit të…
Tarifat e roamingut në telekomunikim ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, do të largohen në muajin maj të këtij viti, thotë për Radion Evropa e Lirë koordinatori kombëtar i të dy qeverive, Fatmir Limaj. Limaj thotë se heqja e tarifave dhe shumë marrëveshje tjera të arritura më parë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë,…
Sfida me Kamzës dhe Laçit ka përfunduar në barazim por goli i shënuar nga miqtë me penallti nuk është pranuar në tribuna. Në Kamëz në përfundimin e sfidës mes Kamzës dhe Laçit, ka ndodhur një ngjarje e paprecedentë. Tifozët e Kamzës kanë hyrë në fushën e lojës dhe kanë goditur…
Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, denoncon përmes një videoje rastet e dosjeve të krimit, drogës dhe vjedhjes së votave, të lidhura me politikanë të qeverisë socialiste ose persona të tjerë të lidhur me pushtetin, të cilat nuk hetohen. Zhupa përmend mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, ndërsa…
Ish-Kryeministri Sali Berisha denoncon nepotizmin në administratën shtetërore. Duke iu referuar mesazhit të një qytetari, Berisha shprehet se ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi në mbledhjen e Këshillit Strategjik për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural ka emëruar nënë e bijë në kabinetin e tij, duke kryer shkelje. “Ja si lumturohen nene e…
Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka pritur sot në një takim Mark Gjonajn, Këshilltar në Këshillin Bashkiak të New York-ut. Gjatë këtij takimi, Meta shprehu mirënjohjen për kontributin e jashtëzakonshëm të diasporës shqiptare në SHBA, në ruajtjen e gjuhës, kulturës e traditave shqiptare, si dhe për forcimin e lidhjeve dhe…
Qindra qytetarë kanë dalë të protestojnë sot përpara bashkisë së Maliqit. Sikurse shihet edhe në pamjet e mëposhtme, protestuesit kanë bllokuar bulevardin kryesor të qytetit. “Rama ik”, “Shqipëria jo e oligarkëve”, “Qeveria të mbajë premtimet”, “Mbështesim studentët”, janë disa prej pankartave të cilat qytetarët i mbajnë në duar. Sakaq një…
Kjo e djelë është një ditë historike për shqiptarët që banojnë në Malin e Zi pasi pas 62 vitesh kjo komunë do të ketë një udhëheqje të pavarur nga kryeqyteti malazez. Por jo vetëm… për herë të parë në historinë e proceseve të tilla lokale, partitë politike shqiptare dalin të bashkuar…
Policia e Shtetit nuk i jep leje Partisë Demokratike të zhvillojë protestën e paralajmëruar të 5 marsit para godinës së Parlamentit. Në letërkëmbimet mes Partisë Demokratike dhe Policisë së Tiranës për çështjen e protestës, të publikuara nga “Balkanweb”, policia thotë se tubimi pengon hyrjen në Kuvend të deputetëve, vë në…