Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit e Ukrainës (NABU) ka ndaluar kryetarin e Gjykatës së Lartë të vendit, Vsevolod Knyazev, kanë raportuar mediat vendase. Ai dyshohet se ka marrë ryshfet 2.7 milionë dollarë si pjesë e një skeme që mund të përfshijë zyrtarë të tjerë. Në një postim në Facebook të hënën…
Shtetet e Bashkuara shumë shpejt do të dërgojnë ndihmë shtesë të sigurisë në Tajvan, tha sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin. “Shtetet e Bashkuara shumë shpejt do të ofrojnë ndihmë shtesë të sigurisë për Tajvanin përmes autoritetit të tërheqjes presidenciale, që Kongresi ka autorizuar vitin e kaluar”, tha Austin para…
“Pasaportat e arta” që Qipro greke u jepte pasanikëve rusë në këmbim të shumave të larta, po anulohen si pasojë e presionit të ushtruar nga Bashkimi Evropian (BE) ndaj grekëve. Sipas lajmeve në shtypin e Qipros greke, janë anuluar rreth 40 “Pasaporta të Arta” të dhëna për shtetasit rusë të…
Agjencia Qendrore amerikane e Zbulimit (CIA) publikoi një video në kanalin e saj në Youtube, ku inkurajon rusët të krijojnë kontakte me agjencinë përmes një sistemi anonim të informacionit “Tor”. Videoja e shkurtër e shoqëruar edhe me tekst në gjuhën ruse thotë se “CIA dëshiron të dijë të vërtetën për…
George Soros ka reaguar pas një lajmi pak para mesnatës së djeshme, të hënën, në Twitter, se multimilioneri i famshëm kishte dhënë frymën e fundit. “Thashethemet se kam pasur atak në zemër janë të rreme. Unë jam gjallë dhe mirë”, shkroi Soros në llogarinë e tij zyrtare në Twitter herët…
Një grup që përfaqëson 57 viktimat e përplasjes së dy trenave në Greqi në shkurt, ka ngritur padi penale ndaj kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, dhe disa ministrave dhe zyrtarëve të tjerë, sipas REL. Padia nga zyrtarëve grekë u bë publike para se shteti të mbajë zgjedhjet kombëtare këtë të…
Në orët e para të së martës, Rusia nisi një sulm të ashpër ajror kundër Kievit, duke lëshuar dronë dhe raketa nga deti dhe toka, thanë zyrtarët e kryeqytetit ukrainas, sipas VOA. Materiali në vazhdim sjell reagimet e banorëve dhe më shumë hollësi mbi sulmin që shkaktoi vetëm dëme materiale,…
Një gjykatë gjermane dënoi të martën pesë burra për vjedhjen e bizhuterive të shekullit të 18-të me vlerë më shumë se 100 milionë euro nga një muze në qytetin e Dresdenit, në vitin 2019, sipas REL. Ata u dënuan me burgim nga katër vjet e katër muaj dhe gjashtë vjet…
Një person i armatosur 18-vjeçar ka vrarë të paktën tre persona dhe ka plagosur gjashtë të tjerë, duke përfshirë dy oficerë policie, në të shtënat masive të fundit në Amerikë. Incidenti në veriperëndim të Nju Meksikos përfundoi kur i dyshuari i vetëm u qëllua për vdekje nga oficerët, tha policia.…
Me 99% të votave të numëruara në zgjedhjet presidenciale turke, rezultatet paraprake zyrtare tregojnë se as presidenti aktual, Rexhep Tajip Erdogan, as kundërshtari i tij me prirje perëndimore, Kemal Kilicdaroglu, nuk kanë arritur të fitojnë mbështetje të mjaftueshme në raundin e parë për të shmangur balotazhin. më vonë këtë muaj.…