Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën për shkak të një zjarri që ra në një fabrikë topash golfi në Tajvan. Më shumë se 100 persona, kryesisht punëtorë, u plagosën. Tre nga të vdekurit janë zjarrfikës, sipas mediave të huaja. Ndërkohë ende nuk dihet fati i një zjarrfikësi dhe tre…
Vendimi i Iranit për t’ua ndaluar qasjen disa inspektorëve bërthamorë të Kombeve të Bashkuara sugjeron se ky vend nuk është i interesuar për të qenë palë e përgjegjshme për programin e vet bërthamor, ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Këto komente sugjerojnë se Uashingtoni është skeptik për dëshirën…
Policia në Norvegji e ka arrestuar ish-komandantin e grupit mercenar Wagner, nën dyshimet se ai ka tentuar ta kalojë ilegalisht kufirin për t’u kthyer në Rusi, pasi ka kërkuar azil në Norvegji, më herët gjatë vitit. Andrei Medvedev, i cili ka ikur nga Rusia përmes kufirit me Norvegjinë, është thënë…
Një studente myslimane në Francë e cila ishte larguar nga shkolla për shkak të veshjes së një kimono, një veshje japoneze, ka paraqitur një ankesë në OKB për shkak se ishte ‘diskriminuar’ nga përkatësia e saj fetare. Polemikat më qeverinë franceze mbi qëndrimi kundër hixhabit në shkolla, është bërë shkak…
Shërbimet e sigurisë të Ukrainës (SBU) po vazhdojnë të godasin krimin e organizuar, duke bërë arrestime në lidhje me një sërë skemash korruptive. “Për para, autorët ndihmuan rekrutët të shmangnin shërbimin ushtarak dhe të largoheshin nga Ukraina në bazë të dokumenteve të falsifikuara ose të anashkalonin pikat e kontrollit”, njoftoi…
Ish-presidenti i Italisë Giorgio Napolitano ka ndërruar jetë në moshën 98-vjeçare në një klinikë në qytetin e Romës ku ishte shtruar prej kohësh. Pranë tij në momentet e fundit ndodhej familja, veçanërisht djali Giulio dhe gruaja e tij Clio, 89 vjeçe, si dhe këshilltari historik i komunikimit, Gianni Matteoli. Më…
Ministri i Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Filip Axhiç, tha të premten se policia ka identifikuar personat që dyshohet se kanë hapur tunelit në Gjykatës së Lartë në Podgoricë. Në konferencën me gazetarë u bënë të ditur emrat dhe fotografitë e të dyshuarve, ndërsa ministri Axhiq tha se…
Të paktën tre persona kanë vdekur dhe qindra të tjerëve iu është dashur të marrin ndihmën e parë në provincën Sistan-Baluchistan të Iranit juglindor, e cila është përfshirë nga stuhitë e rërës për tre ditë. Deri më tani, “1,346 njerëz kanë kërkuar ndihmë mjekësore urgjente në spitale dhe qendra mjekësore”,…
Ukraina e ka kryer një sulm të fuqishëm me raketë të premten ndaj shtabit të përgjithshëm të Flotës Detare të Rusisë në Detin e Zi, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Rusisë. Video dhe fotografi të publikuara nga vendi i ngjarjes shfaqën shtëllunga të mëdha tymi mbi ndërtesën në Sevastopol, në…
Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara janë pajtuar që të nisin prodhimin e përbashkët të armëve, një veprim që do t’i mundësojë Kievit të nisë prodhimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore, tha presidenti Volodymyr Zelensky, në përmbyllje të vizitës së tij në SHBA. Përmes një video-adresimi, Zelensky tha se marrëveshja afatgjatë…