Një autobus me rreth 70 persona u përplas të shtunën në veri të kryeqytetit të Nikaraguas Managua, duke vrarë të paktën 19 persona. Përplasja, e cila ndodhi në Rancho Grande në Nikaragua qendrore, plagosi mbi 25 të tjerë, disa prej të cilëve rëndë, tha zëvendëspresidenti Rosario Murillo për televizionin shtetëror,…
Dymbëdhjetë ushtarë turq janë vrarë gjatë dy ditëve të fundit në përleshjet me militantët e Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK) në Irakun verior, njoftoi të shtunën ministria e mbrojtjes. Ushtria turke ndërmori sulme ajrore ndaj objektivave të PKK-së, duke “neutralizuar” të paktën 13 militantë të shtunën gjatë luftimeve të vazhdueshme,…
Presidentët e Egjiptit dhe Iranit kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në Gazë dhe për mundësinë e rivendosjes së raporteve diplomatike mes dy shteteve të tyre. Televizioni shtetëror iranian tha më 23 dhjetor se kjo ishte biseda e parë telefonike e zhvilluar mes presidentit iranian, Ebrahim Raisi, me homologun egjiptian,…
Izraeli luftoi me militantët e Hamasit të shtunën në ndjekje të qëllimit të tij për kontrollin e plotë të Gazës veriore pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së bëri thirrje për më shumë ndihmë për enklavën palestineze, por nuk kërkoi armëpushim. Tymi i dendur u var mbi qytetin verior Jabalia dhe…
Një komandant i Gardës Revolucionare të Iranit ka kërcënuar se do të mbyllë Mesdheun nëse SHBA dhe aleatët e saj vazhdojnë të kryejnë “krime” në Gaza, sipas mediave iraniane. Megjithatë, ai nuk ka shpjeguar se si do të mund të vazhdonte me një veprim të tillë. Irani, i cili mbështet Hamasin, akuzon SHBA-në për mbështetjen e krimeve…
Ushtarët izraelitë bastisën një spital në Gazën veriore me pretendimin se aty fshiheshin anëtarë të Hamasit. Mjekët e kësaj qendre shëndetësore që janë dhe dëshmitarë okularë të bastisjes shprehen se forcat izraelite përdhosën trupat e pacientëve të vdekur me buldozerë, lanë një qen ushtarak të sulmonte një burrë në një…
Një sulm ajror izraelit ka vrarë 76 anëtarë të një familjeje të madhe, thanë zyrtarët e shpëtimit të shtunën, një ditë pasi shefi i Kombeve të Bashkuara paralajmëroi sërish se në Gazë nuk ka vend të sigurt dhe se ofensiva izraelite, që po vazhdon, po krijon “pengesa të mëdha” në…
Komisioni Qendror Zgjedhor i Rusisë ka refuzuar aplikimin e një kandidateje, që bën thirrje për paqe, për pjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm. Komisioni tha se ka pasur “gabime në dokumentet” e dorëzuara nga Yekaterina Duntsova, ish-gazetare dhe këshilltare komunale, e cila ka bërë fushatë “për paqe dhe…
Më tepër se 700 veta nga personeli i Airbus Atlantic besohet të jenë helmuar pas darkës së Krishtlindjeve të kompanisë, kanë thënë autoritetet shëndetësore në Francë. Punëtorët nga vendi i grupit të hapësirës ajrore në Francën perëndimore, vuajtën nga të vjellat dhe diarreja, sipas agjensisë shëndetësore ARS. Airbus Atlantic…
Republika Çeke po mban një ditë zie kombëtare për të vrarët në të shtënat masive të së enjtes në një universitet të Pragës. Flamujt mbi ndërtesat zyrtare po valëviten në gjysmë shtizë dhe një minutë heshtje do të vërehet në mesditë. Katërmbëdhjetë vetë u qëlluan për vdekje në ndërtesën e…