Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier ka dhënë deklaratë pas takimit me zv.kryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi. Ai tha se ata diskutuan para takimeve për dialogun, derisa theksoi se e respektojnë vendimin e BQK-së, mirëpo sipas tij duhet të ndryshohet mënyra e zbatimit, shkruajnë mediat e Kosovës. “Sapo u takova me zv.kryeministrin…
Christopher Hill në një intervistë të martën tha se Serbia është më afër NATO-s sesa Kosova, Vjosa Osmani i është kundërpërgjigjur ambasadorit të SHBA-së në Serbi, ku është shprehur se të gjithë ata që thonë se Serbia është afër NATO-s i fyejnë jo vetëm shtetet demokratike, por edhe viktimat e…
Diskutimet për dinarin duhet të vazhdojnë me urgjencë, ka thënë të martën zëvendëszëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Vedant Patel. Ai e ka bërë këtë deklaratë kur është pyetur në një konferencë për media lidhur me deklaratën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, të bërë një ditë më parë, se…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për edicionin anglisht të “Radios Evropa e Lirë”, të publikuar në platformën “X” ka thënë se s’mund t’i kërkohet atij si kryeministër shtyrja e vendimit të BQK-së për dinarin, meqë siç thotë Kurti, Qeveria e Kosovës dhe Banka Qendrore e Kosovës janë…
“Takimi trepalësh Bislimi-Petkoviç dhe Lajçak në Bruksel ka përfunduar”, njofton korrespondentja e RTK-së nga Brukseli. Ajo ka thënë se nga takimi s’ka pasur ndonjë rezultat konkret dhe ka shtuar se pritet një takim i radhës gjatë javës së ardhshme në Bruksel. Ndërkohë Radio Evropa e Lirë raporton se palët do…
Rumania ka nisur punën për rindërtimin e një baze ajrore që do të bëhet objekti më i madh i NATO-s në Evropë, sipas Euronews. Baza ndodhet pranë qytetit të Konstancës në Detin e Zi, rreth 130 km nga kufiri me Ukrainën. Kur të përfundojë zgjerimi i bazës, ajo do jetë…
BDI-ja shqetësohet nga skenarët e mundshëm të bllokut opozitar që sipas tyre mund të nxisë trazira politike pas 8 majit. “Bashkimi Demokratik për Integrim me shqetësim të madh po përcjell akuzat, shpifjet dhe fyerjet që opozita i bën kandidatit për president Bujar Osmani, si dhe ndaj kryeministrit Talat Xhaferit, ndërsa…
Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe Petar Petkoviç, ka akuzuar sot Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke e cilësuar atë si “gënjeshtare” pas deklaratës së saj për dinarin serb. “Çfarë do të thoshte populli ynë, Vjosa Osmani gënjen si qen! Asnjë marrëveshje për dinarin nuk është arritur, dhe…
Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura me lëvizjen e Malit të Zi drejt Bashkimit Evropian, tha i dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pas takimit me presidentin malazez, Jakov Millatoviq, dhe kryeministrin Millojko Spajiq. “SHBA-ja mbështet rrugën evropiane të Malit të Zi dhe kjo qeveri veçse ka ndërmarrë…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se çështja e dinarit serb në Kosovë duhet të zgjidhet me urgjencë dhe se tashmë ekziston pajtueshmëri për një pjesë të propozimit amerikan për këtë çështje. Sipas saj, ideale do të ishte nëse do të arrihej një marrëveshje për të në Bruksel, më…