Kina ka shprehur mbështetjen për përpjekjet e Serbisë “për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial”, pas përleshjeve mes protestuesve serbë në Zveçan dhe trupave paqeruajtëse të NATO-s. Partia në pushtet, Partia Komuniste për një kohë të gjatë është kritike e aleancës së NATO-s. Mospajtimet me KFOR-in pjesërisht burojnë nga…
I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është duke bërë përpjekje që të organizojë një takim ad hoc mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë. Takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, po përpiqet të organizohet në Bratislavë të Sllovakisë. Sipas…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, priti në takim ambasadorët e vendeve të Quint-it – SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë – ashtu si edhe kreun e delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd. Në takim mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç, dhe shefi i Shtabit…
Misioni paqeruajtës i KFOR-it i ka kërkuar Kosovës dhe Serbisë të marrin përgjegjësi për situatën e krijuar në veri, duke bërë thirrje që të parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i situatës. KFOR-i bëri të ditur se të hënën janë parandaluar kërcënimet për jetën e qytetarëve. “Për të shmangur përplasjet mes palëve…
Protesta kundër kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, u paralajmëruan edhe për sot. Një ditë më herët, ushtarët e KFOR-it u përleshën me protestues serbë që refuzuan t’i binden thirrjes së misionit paqeruajtës për t’u larguar nga hapësira pranë komunës së Zveçanit. Së paku…
Presidentja greke Katerina Sakellaropoulou ka shpërndarë parlamentin e ri dhe ka shpallur zgjedhjet e reja të caktuara për më 25 qershor, njoftuan mediat lokale të hënën. Sipas një dekreti, i cili u nënshkrua gjithashtu nga kryeministri i përkohshëm Ioannis Sarmas dhe ministrat e kabinetit, hera tjetër që parlamenti do mblidhet…
Vendet anëtare të QUINT-it i kanë propozuar kryeministrit të Kosovës Kurti që krerët e zgjedhur të komunave në veri të vendit ta ushtrojnë detyrën jashtë objekteve zyrtare. Ambasadori amerikan Hovenier tha se dhuna është e papranueshme dhe se palët duhet t’i kthehen dialogut për zgjidhjn e situatës. “Nuk jam në…
Trupat e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit serbë, të tubuar para ndërtesës së komunës së Zveçanit. Që nga mëngjesi i 29 majit, grupe të serbëve kanë protestuar në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Gjatë ndërhyrjes së KFOR-it janë dëgjuar shpërthime të shumta,…
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se situata në Kosovë është alarmante dhe se mund të provokojë një tjetër konflikt në qendër të Evropës. “Një shpërthim i madh po përgatitet në qendër të Evropës – pikërisht në vendin ku, në vitin 1999, NATO-ja sulmoi Jugosllavinë, duke shkelur çdo…
Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, tha se deri në orën 14:00 të së hënës, do të përfundojë dislokimi i plotë i njësive të Forcave të Armatosura të Serbisë, në përputhje me urdhrin e presidentit Aleksandar Vuçiq për rritjen e gatishmërisë luftarake. Në veri të Kosovës, grupe serbësh lokalë u…