Vendosni fjalën kyçe....

Fast Food

Ish-guvernatori demokrat i Nju Jorkut Andrew Cuomo ngacmoi seksualisht 13 gra, Departamenti i Drejtësisë

Ish-guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo ngacmoi seksualisht 13 gra që punonin për shtetin gjatë një periudhe tetëvjeçare, njoftoi të premten Departamenti i Drejtësisë si pjesë e një marrëveshjeje për të drejtat civile me pasardhësin e tij. Marrëveshja përfundoi se zyra e guvernatorit në kohën e Kuomos shkeli rregullat federale…

Aleati i Netanyahu-t kërcënon të shpërbëjë qeverinë për çdo marrëveshje “të pamatur” me Hamas-in

Ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë të Izraelit, Itamar Ben-Gvir, ka kërcënuar se do të rrëzojë qeverinë nëse arrihet një marrëveshje “e pamatur” me grupin Hamas. “Një marrëveshje e pamatur është e barabartë me shpërbërjen e qeverisë izraelite,” shkroi Ben-Gvir në llogarinë e tij X. Qeveria e tanishme…

Europa Nostra shpall murin Romak të Porto Romanos një nga 7 pasuritë europiane më të rrezikuara

Muri Romak i Porto Romanos është shpallur një nga 7 pasuritë europiane më të rrezikuara nga Europa Nostra, organizatë e njohur për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Auron Tare në  një postim në rrjete sociale thekson një mungesë bashkëpunimi dhe përkushtimi nga institucionet vendore për të mbrojtur dhe ruajtur vlerat historike…

NATO planifikon “Shengenin ushtarak”

Planet janë duke u zhvilluar për të krijuar një rrjet “korridoresh ushtarake” në gjithë Evropën në një përpjekje për të anashkaluar rregulloret e ndërlikuara që aktualisht kufizojnë shkëmbimin e pajisjeve dhe personelit midis vendeve të NATO-s, raportoi të dielën The Times. Në nëntor, shefi i logjistikës evropiane i NATO-s, Gjeneral…