Është mbyllur me debate seanca e sotme plenare. Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar fjalën për replikë pas fjalimit të ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, e cila recitoi një poezi kundër tij. Ai u ngrit në foltore për të marrë fjalën, mirëpo nënkryetarja e Parlamentit Ermonela Felaj…