Vendosni fjalën kyçe....

Seancë plenare në Kuvend, shqyrtohen raportet vjetore të 10 institucioneve



Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare, ku në rendin e ditës janë miratimi i procesverbaleve të dy seancave të fundit, njoftimet, si dhe shqyrtimi i një sërë projektrezolutash për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve kryesore për vitin 2025.

Deputetët do të diskutojnë raportet vjetore të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ILDKPKI-së, Bankës së Shqipërisë, Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, INSTAT-it, AKEP-it, RTSH-së, AMA-s, Entit Rregullator të Energjisë dhe Entit Rregullator të Ujit.
Rendi i ditës:

1.Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 30.6.2026 dhe 2.7.2026. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)

2. Njoftime. (Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)

3. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2025”.

4. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për vitin 2025”.

5. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë për vitin 2025”.

6. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2025”.

7. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Institutit të Statistikave për vitin 2025”.

8. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2025”.

9. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Radiotelevizionit Shqiptar për vitin 2025”.

10. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Mediave Audiovizive për vitin 2025”.

11.Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2025”.

12.Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Ujit për vitin 2025”.

13.Diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit.