
Ushtria amerikane ndërmori një valë të re sulmesh ndaj Iranit, duke deklaruar se ato kishin për qëllim të mbanin të hapur Ngushticën e Hormuzit për trafikun detar.
Disa orë më vonë, Irani njoftoi se ishte kundërpërgjigjur duke sulmuar baza ushtarake amerikane në Bahrein, Kuvajt, Katar dhe Jordani.
Vala e dytë e sulmeve amerikane gjatë natës së kësaj jave erdhi pasi presidenti Donald Trump deklaroi se marrëveshja e përkohshme që synonte t’i jepte fund luftës ishte “marrë fund”.
Trump tha se sulmet ishin kryer “si hakmarrje” për sulmin e së martës nga Irani ndaj tre anijeve tregtare që po kalonin nëpër Ngushticën e Hormuzit, shkruan Reuters.
Ndërkohë, Irani po zhvillon këtë të enjte ceremoninë mortore për liderin e tij suprem të vrarë, Ajatollah Ali Khamenei, në qytetin e shenjtë të Mashhadit.