Vendosni fjalën kyçe....

“Edi Rama Files” publikohet ndërkombëtarisht, aktivisti David Adler: Shqipëria po grabitet para syve të botës


Aktivisti dhe sekretari i përgjithshëm i organizatës Progressive International, David Adler, ka njoftuar publikimin e dosjes “Edi Rama Files”, për të cilën pretendon se përmban dokumente që lidhin kryeministrin Edi Rama me një sistem të paligjshëm të zhvillimit të pronave, që shtrihet nga bregdeti shqiptar deri në kryeqytet.

Në një reagim në rrjetin social X, Adler kujtoi vizitën e tij të fundit në Tiranë, ku mori pjesë në mbështetje të protestës të njohur si “Flamingo”, duke e lidhur publikimin e dosjes me kauzën e protestuesve.

“Sot, Progressive International publikon ‘Edi Rama Files’, një dosje shpërthyese që e vendos kryeministrin shqiptar Edi Rama në krye të një perandorie të paligjshme të pasurive të paluajtshme, që shtrihet nga bregdeti i vendit deri në kryeqytet,” shkruan Adler.

Ai pretendon se projekti i diskutuar për zhvillimin e zonave të mbrojtura përfaqëson vetëm një pjesë të një skeme shumë më të gjerë.

“Vetëm javën e kaluar isha në Tiranë për të mbështetur lëvizjen protestuese ‘Flamingo’, ku shqiptarët po ngrihen kundër skemës miliardëshe të familjes Trump për privatizimin e ligatinave të mbrojtura. Këto dokumente tregojnë se kjo skemë është vetëm maja e ajsbergut – një sistem i gjerë lejesh, përcaktimesh dhe shpronësimesh, i drejtuar nga një njeri: Edi Rama, i preferuari i Bashkimit Europian,” vijon ai.

Sipas Adler, dosja synon të dokumentojë atë që ai e cilëson si një model kleptokratik të qeverisjes në Shqipëri.

“Këto materiale ofrojnë një dritare forenzike mbi ekonominë politike të kleptokracisë në pragun e Europës dhe është hera e parë që këto dokumente publikohen dhe i prezantohen një audience ndërkombëtare. Shikojini, shpërndajini dhe qëndroni në krah të popullit shqiptar, që po del çdo ditë në rrugë për të paralajmëruar botën për atë që e konsiderojnë një grusht shteti të heshtur, por me pasoja të rënda, kundër vendit të tyre,” përfundon Adler.

LEXO KËTU – “EDI RAMA FILES

Postimi i Adler: