Vendosni fjalën kyçe....

U lirua nga qelia, protestuesi: Policët na thanë se janë me ne, edhe ata ndihen të shtypur nga sistemi


Albion Nikolli, një nga protestuesit e arrestuar gjatë protestës së zhvilluar të enjten para Kuvendit, është liruar këtë të shtunë pas katër ditësh qëndrimi në paraburgim.

Duke folur gjatë protestës së mbrëmjes, Nikolli deklaroi se gjatë kohës së shoqërimit dhe qëndrimit në komisariat, efektivë të Policisë së Shtetit i kanë thënë vazhdimisht se mbështesin protestuesit dhe se edhe ata ndihen të shtypur nga sistemi.

“Policët na e kanë thënë gjithë kohës, edhe kur na arrestuan edhe në komisariat, që janë me ne. Edhe ata janë të shtypur nga sistemi. Nuk u paguhen orët shtesë dhe u vidhen tenderat e uniformave”, u shpreh Nikolli.