Vendosni fjalën kyçe....

Romario shpalos talentin jashtë fushës, ngjitet në skenë e kërcen për qejf (Video)


Ish-sulmuesi i Brazilit Romario njihet si person që e shijon jetën në formën më të thjeshtë e të pastër të saj.

Edhe pse një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, ai shpeshherë është pikasur i veshur thjesht me kanotiere e shapka me gisht nëpër lagjen e tij, duke kërcyer apo pirë birra me miqtë e tij.

Romario njihet gjerësisht si person që e pëlqen shumë kërcimin.

Një gjë të tillë ai e shpalosi edhe para pak ditësh në një festival tifozësh ku u ngjit në skenë duke kërcyer e duke e shijuar maksimalisht këtë gjë para qindra personave.