Vendosni fjalën kyçe....

“Rama jepe dorëheqjen” – Protestuesit kthehen te kryeministria


Protestuesit i rikthyen sërish te kryeminsitria pas marshimit nëpër Tiranë.

Fillimisht ata u ndalën te Prokuroria e Tiranës ku qëndruan disa minuta para se të ngjiteshin te Komisariati 3 ku mbahen 19 protestues të ndaluar në protestën e djeshme para parlamentit.

Ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama ndërsa deklarojnë se nuk do tërhiqen deri në plotësimin e kërkesave.