
Policia e Tiranës ka vënë në pranga 19 persona pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës së një dite më parë para Kryeministrisë.
Të arrestuarit akuzohen se kundërshtuan dhe sulmuan efektivët e Policisë, dëmtuan një automjet policie, si edhe goditën deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.
Pas përfundimit të tubimit ditën e djeshme vargu i protestuesve është drejtuar drejt Komisariatit nr. 3, ku prej paradites mbahen mbi 10 qytetarë të shoqëruar pas protestës së zhvilluar më herët para Kuvendit, e cila u shoqërua me përplasje fizike me policinë.