Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim me tritol në një lokal në orët e para të mëngjesit në Vlorë


Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur qytetin e Vlorës në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje. Ngjarja është regjistruar rreth orës 04:00, ku shënjestër ka qenë një lokal në qytetin bregdetar.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të shumta materiale. Forca e shpërthimit ka thyer xhamat dhe ka dëmtuar muret e objektit, ndërsa dëmtime ka pësuar edhe një automjet i parkuar pranë lokalit.

Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, pasi në momentin e shpërthimit në ambientet e biznesit nuk kishte njerëz.