Vendosni fjalën kyçe....

Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues të rinj në disa komisariate dhe në Akademinë e Sigurisë


Policia e Shtetit ka miratuar një sërë ndryshimesh në strukturat drejtuese, duke emëruar drejtues të rinj në komisariate të ndryshme të vendit, si dhe në Akademinë e Sigurisë.

Sipas vendimeve të marra, Alfred Çepe është emëruar Dekan i Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë.

Feliks Hoda emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Sarandë.

Agim Troci emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Gjirokastër.

 

 

Pavlin Zhivani emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Pukë.

Ledian Kerka emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Kukës.

Vilson Sterkaj emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Cërrik.

Oltion Gjoni emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Devoll.

Vendim Imeraj emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Delvinë.

Medin Hasani emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Përmet.