
Protesta e qytetarëve para Parlamentit, e nisur në orën 10:00 në të njëjtën kohë me seancën plenare, vijon ende dhe aktualisht ata kanë bllokuar tre hyrjet e godinës, duke e rrethuar plotësisht Kuvendin.
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë vendosur para Kuvendit të Shqipërisë pas tensioneve të raportuara gjatë protestës që po vijon prej rreth dy orësh jashtë godinës së seancave plenare.
Qytetarët e mbledhur para Parlamentit kanë lëshuar thirrje si “Poshtë diktatura!” dhe “Parlament i krimit”, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.