Vendosni fjalën kyçe....

Koçeku largohet nga Komiteti i Stabilizim-Asociimit, zëvendësohet nga Erion Malaj


Deputetja Marjana Koçeku, pas largimit nga Partia Socialiste, ka hequr dorë edhe nga anëtarësia në Komitetin Parlamentar për Stabilizim-Asociimin.

Kryeparlamentari Niko Peleshi që njoftoi se Koçeku do të zëvendësohet me deputetin e PS, Erjon Malaj.

“Në komitetin parlamentar për stabilizim asocimin, deputetja Marjana Koçeku, largohet si anëtare dhe caktohet deputeti Erion Malaj.”, tha ai.