Një aksident automobilistik është regjistruar mesditën e sotme në aksin rrugor Fier–Seman, në afërsi të vendit të njohur si “Afrim i Ri”.
Në aksident janë përfshirë një automjet tip “Seat” dhe një mjet tip “Kama”. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur të dy drejtuesit e mjeteve.
Të lënduarit janë transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, si dhe po punojnë për normalizimin e qarkullimit në zonë.
