Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesit kthehen te kryeministria, do kalojnë natën aty


Pas marshimit që përfshiu disa pika të rëndësishme të Tiranës, përfshirë zonën pranë Kryeministrisë, Bashkisë së Tiranës, zonës së 9-Katësheve, Bllokut dhe Universitetit Politeknik, protestuesit janë rikthyer sërish në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Lëvizja e qytetarëve është shoqëruar me një itinerar të gjatë marshimi nëpër kryeqytet, duke mbajtur të gjallë protestën dhe praninë e tyre në hapësirat kryesore publike.

Sipas pjesëmarrësve, në dy netët e fundit një pjesë e protestuesve ka qëndruar edhe gjatë natës përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa ata kanë paralajmëruar se një skenar i ngjashëm pritet të përsëritet edhe gjatë mbrëmjes së sotme.

Protesta vijon të mbetet e fokusuar në kërkesat e artikuluara nga qytetarët dhe në vijimin e mobilizimit në qendër të kryeqytetit.