Vendosni fjalën kyçe....

Burri plagos me thikë bashkëshorten pas një konflikti në Pogradec


 

 Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në lagjen nr. 4 të Pogradecit, ku një burrë dyshohet se ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij pas një konflikti në banesë.

Sipas informacioneve paraprake, çifti është përfshirë në një debat të çastit, ndërsa më pas burri ka goditur gruan me mjet prerës, duke i shkaktuar plagë.

E dëmtuara është transportuar fillimisht në spitalin e Pogradecit, ku po merr ndihmën e parë mjekësore.

Burime paraprake bëjnë me dije se ajo do të dërgohet drejt Tiranës për trajtim më të specializuar, ndërsa fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Pogradecit. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.