Vendosni fjalën kyçe....

45 viktima nga rrëzimi i avioni ushtarak në Filipine (Video)


Të paktën 45 persona janë vrarë pasi një aeroplan transporti C-130 i ushtrisë filipinase u rrëzua në provincën Sulu të vendit. Një numër i madh i udhëtarëve janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat.

Shefi ushtarak i Filipineve, Cirilito Sobejana, pohoi se një aeroplan transportues C-130 ishte rrëzuar në Jolo, kryeqyteti i provincës Sulu të dielën. Aeroplani, i cili po transportonte trupa ushtarake në kohën e aksidentit, humbi pistën gjatë uljes dhe u përplas në një fshat afër, shpjegoi Sobejana.

Deri më tani, janë raportuar 45 viktima ndërsa disa dhjetëra të mbijetuar janë shtruar në spital. Nëntëdhjetë e dy persona, shumica e tyre personel i ushtrisë, ishin në bordin e avionit në kohën e aksidentit, tha ministri i Mbrojtjes, Delfin Lorenzana, në një deklaratë.