Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesit mbërrijnë te Qyteti Studenti, jehon thirrja: “Nesër më shumë”


Marshimi masiv i protestuesve po vijon në rrugët e kryeqytetit, duke mbërritur tashmë në zonën e Qytetit Studenti, një prej simboleve historike të lëvizjeve qytetare dhe studentore në vend.

Mijëra qytetarë po marshojnë të bashkuar, ndërsa nga turma po dëgjohen thirrje të forta kundër klasës politike. Në kor, protestuesit po brohorasin: “Rama në burg, Berisha në burg!”, duke kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi për të gjithë ata që kanë qeverisur vendin ndër vite.

Atmosfera mbetet e ndezur, ndërsa pjesëmarrësit po theksojnë se lëvizja e tyre është qytetare dhe nuk përfaqëson asnjë forcë politike.

Teksa marshimi vijon, nga turma po lëshohet edhe mesazhi: “Nesër më shumë!”, një thirrje për zgjerimin e pjesëmarrjes në protestat e ardhshme dhe vazhdimin e mobilizimit qytetar.