Vendosni fjalën kyçe....

“Më shkarkuan nga puna se dola në protestë” – Denoncimi i kampionit në atletikë David Nikolli (Video)


Atleti David Nikolli ka denoncuar shkarkimin e tij nga puna pas daljes në protestë.

Nikolli, i cili është rekordmen kombëtar tha në një video se do e ndjekë çështjen me avokatët e tij ndërsa bëri thirrje për pjesëmarrje më masive në protestën e sotme.

“Përshëndetje, jam këtu për të denoncuar maskarallëkun e radhës që bëhet nga pushteti. Unë si atlet kam përfaqësu me krenari vendin tim dhe kam dhënë gjithçka për vendin tonë. Unë ndodhem para një padrejtësie. Jam 12 herë rekordmen i Shqipërisë, kampion Ballkani me 8 medalje, para pak ditëve kam dalë kampion kombëtar në dy gara. E githë këto tituj nuk më njihen. Mora vesh dje që më është heq edhe puna shtetërore që kisha vetëm se dola të protestoj me të rinjtë e Shqipërisë për të drejtat tona. Të githa këto padrejtësi që më bëhen mua do ndiqen ligjërisht me avokatë e mi. Në fund drejtësia do vihet në vend. Sot më shumë se kurrë të gjithë në shesh.” – thotë Nikolli në një videomesazh.