Vendosni fjalën kyçe....

Hoxha nxjerr xhiro në Shkodër e Lezhë disa ambasadorë


Disa përfaqësues të ambasadave të vendeve të BE-së në Shqipëri kanë zhvilluar një tur në Shkodër e Lezhë. Të shoqëruar nga shefi i diplomacisë Hoxha, ata janë ndalur sot në Lezhë.  

Sipas Hoxhës, vizita shërben për t’i prezantuar trupit diplomatik një tjetër dimension të Shqipërisë, përtej turizmit bregdetar.

Ai theksoi se një pjesë e diplomatëve ishin për herë të parë në zonat e Shkodrës dhe Lezhës. Një ditë më parë trupa ishte në Shkodër.