
Kryeministri Rama tha nga Vlora se Tivati në Mal të Zi pret 5 milionë turistë në vit, ndërkohë që është një qytet me vetëm 10 mijë banorë dhe e gjitha kjo falë një investimi që iku nga Shqqipëria.
Duke folur për transformimin e qytetit malazez, Rama theksoi se Tivati dikur ishte një qytet me rreth 10 mijë banorë, i konsideruar si një destinacion bregdetar i nivelit të ulët dhe me pak turistë. Sipas tij, investimet e mëvonshme e shndërruan qytetin në një destinacion që sot pret miliona vizitorë çdo vit.
“Përpara se të transformohej, Tivati ishte një qytet me rreth 10 mijë banorë, ku nuk shkonin turistë dhe që konsiderohej nga të gjithë si një bregdet i nivelit të ulët. Erdhi një investim që e transformoi Tivatin në një vend që sot pret rreth 5 milionë turistë në vit”, deklaroi kryeministri.
Ndërkohë sipas të dhënave statistikore, krejt Mali i Zi si shtet ka pritur në vitin 2024, 2.606.854 turistë, nga të cilët nuk dihet sa kanë vizituar Tivatin por i gjithë shteti ka pasur 2.6 milionë turistë, gjysmën e shifrës që Rama tha se vizitojnë vetëm Tivatin. Ndërkohë sipas statistikave, Tivati ka pritur në vitin 2024 152 mijë turistë.
Edhe në vitin 2025, numri i turistëve që vizituan Malin e Zi ishte afërsisht i njëjtë, me 2.7 milionë turistë që vizituan vendin., me Tivatin që nuk futet as ndër tre qytetet më të vizituara.
Arrivals and overnights of tourists total 2024
Arrivals and overnights of tourists total 2025


